INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Energji me erë! Bllokohet rruga mbi urën e Drinit të Zi

Publikuar më: 08:32 23-05-2018

Ura e Drinit të Zi në Kukës që lidh Rrugën e Kombit është bllokuar mëngjesin e së mërkurës. Shkak për këtë është bërë transporti drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë, me trajlera me gjatësi rreth 30 metër.

Janë rreth 10 trajlera të cilat kanë bllokuar urën. Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut.

Kompania që mirëmban Rrugën e Kombit, ndërkohë, për të lehtësuar kalimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës.

Article Logic
Execution time: 0.0031487941741943