INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eneda Tarifa më në fund flet për lajmin e ndarjes nga bashkëshorti: ''Këta të prekin … të futen në të mbathura''

Eneda Tarifa më në fund flet për lajmin e ndarjes nga bashkëshorti: ''Këta të prekin … të futen në të mbathura''

Publikuar më: 22:20 16-02-2018

U bë më shumë se një muaj që emri i Eneda Tarifës dhe ish-bashkëshortit të saj Erion Zaloshnja, po përdoren si “objekte” thashethemesh në mediet rozë.

Edhe pse Eneda për një kohë të gjatë nuk u prononcua për ndonjë media në lidhje më këtë çështje, mesa duket i ka ardhur në majë të hundës dhe nuk ka mbajtur më. Ditën e sotme për herë të parë, ajo ka folur rreth kësaj çështjeje në emisionin ‘Pop Culture”, ku është shprehur se me historinë e saj është abuzuar në media.

“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura.”-u shpreh e revoltuar këngëtarja, por në vijim të intervistës, duket se në njëfarë mënyre konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti, duke folur për historinë e tyre si diçka e shkuar.

“Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”-u shpreh Tarifa, e cila me Erion Zaloshnjën, ka një vajzë 5-vjeçare.

tarifa_cover.jpg82368-640-0-5a87233b60157.jpgeneda_tarifa.png

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594