INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndrra e Leos dhe Edi Rama si Babagjyshi i Vitit të Ri

Ëndrra e Leos dhe Edi Rama si Babagjyshi i Vitit të Ri

Publikuar më: 16:27 31-12-2017

Leo është një djalë 9 vjec i cili nuk mund të ecë. E sigurisht dëshira e vogëlushit që ka kryer 14 operacione është të ngrihet në këmbë.

Djali i kishte dërguar një letër babagjyshit ku kërkonte që të ecte, të kishte një makinë që ta conte në shkollë dhe një kukull për motrën e vogël.

Dhe Leo gjatë emisionit ‘E diela shqiptare’ u takua me babagjyshin, pas të cilit për pak minuta qëndroi kryeministri Edi Rama.

Kryeministri i premtoi vogëlushit se cdo ditë do ta priste një makinë që ta conte në shkollë si dhe shërbim falas fizioterapie.

Rama e cilësoi djalin një hero duke shprehur bindjen se ai një ditë do t’ia dalë të çohet në këmbë.

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844