INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndrra e çdo vajze! 7 hile që duhet të dini për të ecur si eksperte me taka

Ëndrra e çdo vajze! 7 hile që duhet të dini për të ecur si eksperte me taka

Publikuar më: 21:16 24-03-2019

Kur Marilyn Monroe tha “Jepini një femre këpucët e duhura dhe ajo mund të pushtojë botën”, ne jemi mjaft të sigurt se ajo po fliste për këpucët me taka. Po nëse ju nuk mund të ecni në këpucët me taka? Epo kjo në thelb mohon çdo “pushtim” të mundshëm, kur jeni në një lokal ose festë.
Ndaj ne po ndajmë shtatë sekretet për të ecur mbi taka.

1.Ecni nga takat te majat e gishtave dhe jo në të kundërtën
Mënyra më e lehtë për t’u dukur si e ngathët me taka është që të vendosni të gjithë këmbën në të njëjtën kohë, ashtu siç ecni me të sheshta. Kur vishni këpucë me takë, vendosni fillimisht takën, kjo do të bëjë që ecja juaj të duket më e natyrshme.

2.Bëni hapa të vegjël
Veshja e këpucëve me taka e bën hapin tuaj më të shkurtër se normalisht, kështu që duhet të bëni më shumë hapa për të shkuar në të njëjtën distancë.

3.Mos nxitoni
Nëse nxitoni, jo vetëm që do të dukeni të çuditshme, por mund të pengoheni.

4.Mbështetuni pak mbrapa
Lejojeni veten që të mbështeteni pak nga pas kur ecni me taka, pasi kjo do të parandalojë prirjen tuaj për të shtyrë bustin përpara.

5.Përfytyroni veten sikur po ecni në një vijë të drejtë
Kur ecni me taka, ju do të ecni më me hijeshi nëse shikoni në pikën tuaj të qëllimit (kafe në fund të rrugës, për shembull) dhe vizualizoni një vijë të drejtë duke shkuar drejt pikës suaj përfundimtare.

6.Harkoni pak këmbët
Nëse ndjeni sikur po rrëshqisni, përthyejeni këmbën tuaj pak për të ushtruar presion në pjesën e brendshme të këpucës.

7.Sigurohuni që këpucët ju përshtaten
Nëse këpucët tuaja janë të papërshtatshme, kjo e bën detyrën e vështirë për të ecur në mënyrë natyrale me taka. Nëse këpucët tuaja janë shumë të mëdha, përdorni mbushës këpucësh shkruan cna. Nëse janë më të vogla, shkoni te këpucari për t’i zgjedhuar ose përdorni një nga truket që dini.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336