INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndërroni të shkoni në TOMORROWLAND? Zbuloni cila këngëtare shqiptare do të përformojë në festivalin e këtij viti [FOTO]

Ëndërroni të shkoni në TOMORROWLAND? Zbuloni cila këngëtare shqiptare do të përformojë në festivalin e këtij viti [FOTO]

Publikuar më: 21:14 23-02-2018

Tomorrowland për shumë persona është një “life goal”.

Bëhet fjalë për një nga festivalet më të mëdha botërore të muzikës, një festival që zhvillohet çdo vit në korrik, në Boom, midis Antwerpit dhe Brukselit.  Mirëpo këtë vit, në “Tomorrowland”, festivalin më të madh të muzikës elektronike ku DJ më të famshëm në botë prezantojnë produksionet e tyre, do të përformojë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Festivali do të fillojë në datën 20 korrik, ndërsa Dua do të ngjitet në skenë një ditë më vonë, pikërisht në datën 21. Këtë e ka njoftuar vetë këngëtarja shqiptare me anë të një postimi në Instagram ku ka treguar për fansat të gjithë koncertet që do të mbajë këtë verë.

dadeada.png

 

Shpresojmë të shohim ndonjë flamur shqiptar aty.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873