INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca rrëfehet për këngën 'Bow Down' dhe ka dy fjalë për Noizy-n dhe jo vetëm! [FOTO]

Enca rrëfehet për këngën 'Bow Down' dhe ka dy fjalë për Noizy-n dhe jo vetëm! [FOTO]

Publikuar më: 22:25 20-08-2018

U bë shumë kohë që nga ndarja e Encës dhe grupit OTR, ku “sherri” nisi mes saj dhe reperit të famshëm, Noizyt. Sot Enca është një ndër femrat më të suksesshme në industrinë e muzikës dhe këtë nuk mund ta mohojmë dhe nëse shohim karrierën e Encës në vite ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe plot sukses. ‘Mollë e sherrit’ mes saj dhe Noizy-t, ishte pikërisht shprehja e famshme “Selfmade”. Kjo pasi Enca u tha të gjithëve se karrierën e saj e ka krijuar vetë dhe nuk ishte askush që e bëri të jetë ajo që është sot.

Së fundmi Enca ka postuar një video nga performanca e saj në qyetetin e Pogradecit teksa këndon këngën e saj "Bow Down" në bashkëpunim me ish-mikun e saj të ngushtë, reperin Noizy. Mirëpo këngëtarja ka dashur t'ju tregojë të gjithëve dhe t'i rikujtojë Noizy-t e shumë të tjerëve se kjo këngë është një ndër ato më të mirat që ka shkruajtur ndonjëherë. Epo tani Noizy mund të mos e pranojë Encën si "selfmade", por jo talentin e saj./intv.al/

d151301e-38fa-4cab-9977-c8eaa0fc952e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814