INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca “diss” Noizyt dhe grupit OTR? Ja u bën “Ciao, ciao” [VIDEO]

Enca “diss” Noizyt dhe grupit OTR? Ja u bën “Ciao, ciao” [VIDEO]

Publikuar më: 22:03 14-07-2017

E dëgjuat këngën e Encës “Ciao”, mund ta dëgjoni këtu. Enca “diss” Noizyt dhe grupit OTR?

Noizy dhe Enca Haxhia kanë kohë që kanë filluar një “luftë” në distancë duke i dërguar njëri-tjetrit ‘mesazhe’ të ndryshme nëpermjet rrjeteve sociale. Enca sapo ka publikuar këngën e saj më te re të titulluar “Ciao” dhe nëpërmjet këngës ajo shprehet se tekstin e ka shkruar vetë, ka qenë një inspirim i momentit dhe këtë kenge e pa bërë pasi është frymëzuar për gjithë këto që i kanë ndodhur dhe si është ndjerë këto muaj, kënga flet për momentet që ajo kalon me shoqerinë, apo ndonjëherë kur ndihesh e merzitur, e lënduar për shkak të disa “motherfucker” por në fund të ditës ti kupton se rrethohesh nga njerëz që të duan”, shprehet Enca në ‘Live Video” në Instagram, shkruan intv.al. Por tek kenga “Ciao” në minutën 01:49  eshte një pjesë ku Enca ka si tekst: “Ata folin bla bla bla, neve ja bëjmë ha ha ha” këtu duket se po shprehet për ish-grupin e saj OTR bashke me ta edhe Noizyn pasi Enca në “Live Video” u shpreh se në këtë këngë ka thënë gjithçka por në një mënyrë më të ëmbël. Kënga pa diskutim do të jetë një super hit për këtë verë dhe ju mund ta dëgjoni të videoja më poshtë./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0029737949371338