INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emri i ri i Maqedonisë, Athina ''zien'' nga protestat, plagosen dhjetra protestues e efektivë policie [VIDEO]

Emri i ri i Maqedonisë, Athina ''zien'' nga protestat, plagosen dhjetra protestues e efektivë policie [VIDEO]

Publikuar më: 23:07 20-01-2019

Protesta para Parlamentit grek është është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Sipas mediave greke rreth 60 mijë protestues me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar para parlamentit, ndërsa raportohet se ka pasur edhe persona të lënduar pas përplasjeve me policinë.

Policia greke bën me dije se 44 persona kanë mbetur të plagosur, 25 prej të cilëve policë si pasojë e përplasjes mes policisë dhe protestuesve në sheshin ‘Sintagma’.

Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona. Rreth 60 mijë protestues me flamuj kombëtarë në duar kanë vërshuar sot para parlamentit grek, pasi kundërshtojnë marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0018351078033447