INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese! Vajza e paralizuar çohet në këmbë për Rita Orën, shihni këtë moment prekës! [FOTO]

Emocionuese! Vajza e paralizuar çohet në këmbë për Rita Orën, shihni këtë moment prekës! [FOTO]

Publikuar më: 17:55 17-05-2018

Sa moment i bukur! Rita Ora ka nisur turin e saj muzikor “Girls” dhe po ecën mjaft bukur. Në koncertin e djeshëm ka takuar një fanse të veçantë, e cila është rikthyer pas 5 vitesh për t`i mbajtur premtimin Rita Orës.

Kjo fanse është e paralizuar dhe bashkë me Ritën janë takuar për herë të parë para 5 vitesh dhe këngëtarja i kishte kërkuar fanses së saj që herën tjetër kur të takoheshin ajo duhej të ecte vetë.

“Herën e kaluar që u takuam i premtova Ritës dhe vetes që në turneun e saj të ardhshëm do të ecja vetë dhe tani unë mund të eci mjaftueshëm sa për të takuar dikë” – ka shkruar Layla, fansja e këngëtares.

Pas takimit të dyja ishin të emocionuara pasi Layla kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe ishte frymëzuar nga fjalët e Ritës.

“Më pëlqeu që u takuam sërish pasi ti më premtove që do të ecje dhe e bëre. 6 hapa të pabesueshëm nga karrigia jote deri tek unë. Nuk kam për ta harruar kurrë dhe po, ne po rritemi bashkë. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri Rita” – e mbyll Rita dedikimin e saj special.

ritinja.png

Article Logic
Execution time: 0.0031609535217285