INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigranti ‘Spiderman’ mahnit Francën. Shpëton një 4-vjeçar të varur në ballkon[VIDEO]

Emigranti ‘Spiderman’ mahnit Francën. Shpëton një 4-vjeçar të varur në ballkon[VIDEO]

Publikuar më: 10:50 28-05-2018

Gjesti i një emigranti është përshëndetur nga e gjithë Franca. I riu nga Malta u konsiderua si një hero pasi ai u ngjit në pjesën e përparme të një ndërtese në Paris për të shpëtuar një djalë të vogël që ishte në një ballkon të katit të katërt. Videoja spektakolare e shpëtimit të Mamoudou Gassama u bë virale në mediet sociale. Në më pak se një minutë 22-vjeçari kaloi nga ballkoni në ballkon dhe rrëmbeu katërvjeçarin ndërsa një fqinj u përpoq ta mbante fëmijën, nga ballkoni i banesës së tij. Presidenti Emmanuel Macron e ka ftuar emigrantin nga Mali në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht. Ngjarja u regjistrua të shtunën në mbrëmje në një rrugë në veri të qytetit. Gassama tha se ishte ecur kur pa një turmë të mbledhur para ndërtesës. Ai i tha medieve franceze se kur e pa fëmijën që qëndronte i varur në ballkon "nuk ishte menduar aspak por kishte nxituar ta shpëtonte atë". "Kur e mora në krahët e mi, e pyeta: 'Pse e bëre këtë?' Por ai nuk u përgjigj"-rrëfeu 22-vjeçari. Shërbimi zjarrfikës i Parisit tha se ekipet kishin arritur kur djali ishte shpëtuar. "Për fat të mirë, ishte dikush që ishte fizikisht i aftë dhe i cili kishte guximin të shkonte dhe ta shpëtonte fëmijën", tha një zëdhënës i këtij shërbimi për agjencinë e lajmeve AFP. Autoritetet lokale thanë se prindërit e djalit nuk ishin në shtëpi në atë kohë.

'Spiderman i 18-të'
Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo vlerësoi heroizmin e 22-vjeçarit dhe tha se e kishte thirrur që ta falënderonte. Ajo e konsideroi stë si "Spiderman i 18-të", duke iu referuar distriktit të Parisit ku ndodhi shpëtimi. "Ai më shpjegoi se ai kishte ardhur nga Mali disa muaj më parë duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij këtu. Unë u përgjigja se gjesti i tij heroik ishte një shembull për të gjithë qytetarët dhe se qyteti i Parisit padyshim do të jetë i gatshëm ta mbështesë atë në përpjekjet e tij për t'u vendosur në Francë"-tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662