INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigranti e thërret ‘Zoti Eni’, Eni Çobani habit me reagimin e saj...

Emigranti e thërret ‘Zoti Eni’, Eni Çobani habit me reagimin e saj...

Publikuar më: 17:37 04-12-2017

“Shihemi në gjyq” rubrika që transmetohet çdo të diel tek e “Diela Shqiptare” nuk shquhet shumë për batuta, por puntatën e fundit ndodhi e papritura. Zonjën Eni e thërrasin live në Tv Zoti Eni.

Olsi një emigrant shqiptar i cili ka jetuar për një kohë shumë të gjatë në Greqi ishte njëra palë e ftuar në studion e “Shihemi në gjyq”, ditën e djeshme.

Ajo që u vu re dhe publiku reagoi me të qeshura ishte theksi grek që kishte Olsi i cili kishte harruar shumë fjalë të gjuhës shqipe madje ngatërroi dhe zonjën Eni Çobani duke i thënë “Zoti Eni”.

Për më shumë shikoni dialogun mes Zonjës Eni dhe Olsit:

Olsi: Zoti Eni…

Adriana e korrigjon: Zonja Eni

Çobani: Nuk ka problem, ai e filloi kështu dhe unë po e lë që ta mbarojë po kështu, nuk ka problem.

Thuajse gjatë gjithë emisionit, Olsi e pati të vështirë të vendoste, mes “Zotit” dhe “Zonja”. Megjithatë, juristja dhe drejtuesja e “Shihemi në Gjyq”, e kaloi gjithçka me qetësi. Ajo tregoi edhe një herë se më e rëndësishme ishte zgjidhja e problemit sesa ngatërresa që bëri Olsi.

Article Logic
Execution time: 0.0033211708068848