INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Emigracioni i fshehur! Më shumë shqiptarë kanë qëndruar jashtë sesa janë kthyer në 2018[VIDEO]

Publikuar më: 10:39 14-01-2019

Një fenomen i ri po ndodh në Shqipëri. Ai lidhet me emigracionin e fshehur. Në vitin 2018, diferenca mes shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthimet e tyre. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 11 mujorit 2018 kanë udhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas. Mbi 202 mijë shqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende. Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që është mesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janë kthyer më. Shifrat e udhëtimeve, nuk janë tregues direkt të emigracionit, por ato janë një tregues indirekt që shumë shqiptarë që ikin nuk kthehen më. Kujtojmë këtu se në vendet e BE-së, shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave të Schengen, por një pjesë e tyre e kalojnë këtë afat.
Një tjetër tregues më direkt, është ai i aplikimeve për azilantë në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në shtetet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017. Ndërsa vetëm për 11 mujorin e vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë. Azilantët përbëjnë 53% të të larguarve.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877