INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvis Pupa tregon projektin e ri: Nuk do ta shikoni vetëm si aktor [Video]

Elvis Pupa tregon projektin e ri: Nuk do ta shikoni vetëm si aktor [Video]

Publikuar më: 19:51 09-12-2017

I ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi aktori i njohur Elvis Pupa tregoi për herë të parë projektin e tij të ri. Me një shkëputje në ekran por jo ne netët live, Elvisi tregoi se do të rikthehet me një program të ri, me një emër të ri dhe të rikonceptuar.

“Përveç humorit, do të provoj edhe me muzikën, unë jam rritur me muzikën, kam bërë edhe shkollë muzike” – tha Elvisi gjatë programit. Por a e tremb konkurenca nisur nga shumë programe humori në vend? “Fare, fare, ju uroj të gjithevë më të mirat. Jam rehat me veten, unë dal në ekran kur kam diçka për të dhënë” - theksoi Elvisi.

Ndiqni bisedën e plotë në videon e mëposhtme nga “Një kat më lart”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211