INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata 'lë pa fjalë' Capital T dhe me të drejtë! Ja ç'i shkruan reperi këngëtares [FOTO]

Elvana Gjata 'lë pa fjalë' Capital T dhe me të drejtë! Ja ç'i shkruan reperi këngëtares [FOTO]

Publikuar më: 21:33 08-05-2019

Këngëtarja Elvana Gjata po vijon me turin e koncerteve jashtë Shqipërisë dhe promovimin e filmit të saj të ri “Dy Gisht Mjaltë”.

Dje ajo ishte në Zvicër, ku dha koncertin e radhës në Lausanne. Bukuroshja shqiptare publikoi disa foto për të treguar look-un e saj të mahnitshëm.

Elvana kishte veshur një fustan tutu të Valdrin Sahitit, teksa pozonte në shkallët dhe ekspozonte këmbët elegante.

Po, po, e veshur me tyl nga koka te këmbët, Elvana prej kohësh ka sjellë në vëmendje trendin e ri që ka vjedhur zemrat e të gjitha fashionistave, si për të na bindur se edhe 2019-ta do të jetë viti i tutu-ve.

Për të mos e zgjatur shumë, mjafton të sjellim komentin e Capital T që i ka bërë Elvanës dhe do të shihni se bashkohemi të gjithë në një mendje me të.

“Ec atyyy”, i shkruan reperi shqiptar shoqëruar me një emoji zjarri dhe medaljeje prej ari.

1-15.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916