INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elseid Hysaj se ka të gjatë te Napoli, këto 4 klube “BIG” i janë vënë nga pas

Elseid Hysaj se ka të gjatë te Napoli, këto 4 klube “BIG” i janë vënë nga pas

Publikuar më: 12:04 01-03-2018

Kush nuk do donte të luante në këto klube! 

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, me formën e mirë që po kalon, shkodrani, ka zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjoze. Këtë gjë nuk e ka fshehur as ESPN, një nga rrjetet më të njohur të transferimeve të lojtarëve në botë. Në analizën e saj, në lidhje me lojtarët interesant që mund të lëvizin gjatë merkatos së verës, në fokus ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, Hysaj.

“Mbrojtësi shqiptar ka treguar se është një nga lojtarët me paraqitjet më të qëndrueshme në klubin që ndjek titullin e parë kampion në 28 vite. Ai ka një prekje topi të parë të shkëlqyer për të krijuar hapësirë për veten, duke lëvizur topin me shpejtësi me pasime të zgjuara nga brenda, për të mbështetur mesfushën.

Me vetëm 4 asiste në tre sezone te Napoli, prodhimtaria e Hysajt në 1/3 e fundit të fushës është ndoshta një aspekt i lojës në të cilin i duhet të përmirësohet. Roli i tij është të veprojë si një mesfushor shtesë, kur skuadra është në zotërim të topit, më shumë se sa të hedhë topin në zonë me harkimet nga e djathta.

Shumë klube elitare kanë qenë të lidhura me një lëvizje për mbrojtësin, ndërsa menaxheri i tij ka pranuar interesimin. Arsenali, Çelsi, Mançester Junajtid dhe Real Madrid janë mes atyre që raportohet se kanë shprehur interesim fillestar, me kampionët e Spanjës të interesuar edhe për të punësuar Sarrin pas një sezoni zhgënjyes me Zidan. E ardhmja e trajnerit me shumë mundësi do të përcaktojë edhe lëvizjen e radhës së Hysajt në verë”, shkruan ESPN, në analizën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.003101110458374