INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elseid Hysaj bëhet baba, poston foton e parë të djalit Elis [FOTO]

Elseid Hysaj bëhet baba, poston foton e parë të djalit Elis [FOTO]

Publikuar më: 13:01 14-07-2016

Mirëserdhe Elis!

Me këto fjalë të para mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe kombëtares shqiptare ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të parë. Vogëlushi ka lindur nga martesa e futbollistit shkodran me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, e cila është kurorëzuar si “Miss Shqipëria” në vitin 2013. Çifti është martuar vitin e kaluar dhe disa javë më parë kanë festuar përvjetorin e tyre të parë. Megjithatë u desh të kalonte pak që të merrnin dhe dhuratën perfekte për të celebruar dashurinë e tyre, bukuroshin Elis. Emri i djalit duket se është marrë si variacion i emrit të babait të tij, duke qenë se vetë Elseidi e shkurton emrin në Elsi.

Article Logic
Execution time: 0.0031838417053223