INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eleni (Entela) Foureira “i dogji” të gjithë me ‘’FUEGO-n” e saj, pas Eurovisionit këngëtarja ka një lajm të madh, zbulojeni! [FOTO]

Eleni (Entela) Foureira “i dogji” të gjithë me ‘’FUEGO-n” e saj, pas Eurovisionit këngëtarja ka një lajm të madh, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 21:51 17-05-2018

Eleni Foureira është shqiptarja e cila përfaqësoi Qipron në festivalin e këngës evropiane "Eurovision". Këngëtarja u paraqit në skenën e “Eurovisionit” me këngën “Fuego”, e cila ishte një ndër favoritet për të marrë çmimin e parë, por për fat të keq Eleni nuk arriti të fitonte votat e duhura dhe u mposht nga përfaqësuesja e Izraelit, Netta Barzilai.

Mirëpo edhe pse nuk fitoi, me siguri “Fuego” do të mbetet si hiti i këtij edicioni të Eurovision, pasi po dëgjohet në çdo cep të botës, jo vetëm në Europë.

Talenti, zëri, interpretimi dhe bukuria e saj bën që ajo të rrezatonte energji në skenën e madhe të Eurovision-it. E cilësuar si Jennifer Lopez apo Beyonce, ajo arriti të fitonte zemrat e të gjithëve dhe vazhdon të fitojë edhe pas marrjes së çmimit të dytë.

Në kaq pak kohë, ‘Fuego’ kryeson listat jo vetëm në Europë, por edhe jashtë saj. Një lajm i mirë për të gjithë fansat e saj në Europë është se së shpejti Eleni do të nisë turneun e saj. Është vetë këngëtarja me origjinë shqiptare e cila ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon shtetet në të cilat do të performojë.

“Romë, Amsterdam, Suedi, Belgjikë, Londër dhe më shumë...mezi po pres”, shkruan Eleni.

FOUR.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043859481811523