INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elena Lika shfaqet sipër Oriola Marashit por Noizy kap detajin dhe e flliq para të gjithëve [FOTO]

Elena Lika shfaqet sipër Oriola Marashit por Noizy kap detajin dhe e flliq para të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 22:17 07-03-2018

Elena Lika është një ndër modelet më të veçanta shqiptare, madje tani është edhe gazetare. Ajo njihet edhe për shoqerinë e madhe që ka me modelen e famshme, Oriola Marashin. Shpesh herë vajzat këtë dashuri e tregojnë edhe nëpermjet rrjeteve sociale, siç ka ndodhur edhe me foton e postuar së fundmi në Instagram. Në foto shihen dy modelet ku Oriola mban në krahë Elenën, ku dhe ndërkohë tregojne se jane veshur njesoj, pra ‘matchy-matchy’. Por është Noizy ai që ka vënë re një detaj që me siguri tashmë Elena me siguri do ketë mendje ta fshijë foton ose duke e pranuar si shaka.

Në foto Elena shihet te jetë veshur edhe me ‘Adidas’ e atlete ‘Nike’ por ky detaj nuk i ka shpetuar reperit, i cili ka lënë komentin që ka bërë shumë të qeshin. Më pas Oriola i shkruan: “Zinizin shhht”, ndërsa Elena i kthehet me shaka: “E ku qëndron problemi këtu? Cit.”/intv.al/

ec6f5fdf-9995-4a4a-9b7d-d9b1ab93627d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029270648956299