INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutuan gabimisht bashkëatdhetarin. Ja kush ishin vrasësit me pagesë

Ekzekutuan gabimisht bashkëatdhetarin. Ja kush ishin vrasësit me pagesë

Publikuar më: 15:06 23-05-2018
Edhe pse kanë kaluar dy vite nga ngjarja ku një shtetas shqiptar në Athinë u vra me armë zjarri, policia greke ka identifikuar autorët. Vrasja kishte ndodhur në 12 nëntor 2016, në Keratsini të Athinës. Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona kishin dalë nga një makinë dhe kishin qëlluar me armë kundër një makine tjetër, ku gjithashtu ndodheshin dy persona. Nga sulmi u plagos rëndë drejtuesi i mjetit të dytë, që nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë kur po e çonin në spital.
 
Atëherë media greke spekuloi se motivi i vrasjes ishte larja e hesapeve të mundshme me viktimën 32 vjeç.
Por, policia greke e ka rrëzuar këtë tezë, teksa në një komunikatë të publikuar  sot, ka shpallur rezultatin e hetimeve.
Sipas policisë, si autorë të vrasjes kanë rezultuar dy shtetas shqiptarë, me moshë 31 dhe 32 vjeç.
 
Ata ishin nisur të kryenin një vrasje me pagesë, të porositur nga një tjetër shtetas shqiptar. Mirëpo objektivi nuk ishte drejtuesi i mjetit, por personi i ulur në vendin e pasagjerit. 
Në nëntor 2016 policia mblodhi në vendngjarje 10 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Njeri nga autorët e vrasjes, 32 vjeçari, ndodhet në burg në Greqi, ku vuan dënimin për vepra penale që lidhen me trafikun e drogës.Ndërsa për 31 vjeçarin, që konsiderohet si ekzekutori, policia e ka shpallur në kërkim dhe ka nisur procedurat për nxjerrjen e urdhër arrestit ndërkombëtar.
 
Article Logic
Execution time: 0.0032811164855957