INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekstrem/ Infermierët në Shqipëri lënë pacientët për të pirë kafe ndërsa në Angli duan të vrasin veten

Ekstrem/ Infermierët në Shqipëri lënë pacientët për të pirë kafe ndërsa në Angli duan të vrasin veten

Publikuar më: 13:15 14-05-2018

Në një realitet krejt tjetër po punojnë infermierët në botë.

Teksa në Shqipëri shumica s’mbajnë doreza, veshin taka dhe mbajnë thonj me xhel. Madje ka shumë që lënë punë për të pirë dhe kafe.

Krejt e kundërta ndodh me infermierët anglezë, që duhen marrë shembull, pasi s'kanë kohë as të pinë një gotë ujë gjatë një dite pune. 

Sipas një sondazhi të realizuar nga Shoqata e Standardeve të Infermierëve me 2 mijë infermiere, 3 në 4 prej tyre kanë raportuar se nuk kanë kohë as të pinë ujë gjatë punës e jo më të konsumojnë një vakt ushqimi, shkruan intv.al

Ngarkesa e lartë e punës dhe e puna me turne ka rritur sëmundjet tek ata që në fakt duhet të shërojnë. Në Britani shumë punonjës të shëndetësisë të vuajnë nga shumë sëmundje deri dhe depresioni.

Një prej të anketuarve ka deklaruar se shëndeti i tij po rrezikohet pasi vuan nga gurët në veshka dhe sipas këshillave mjekësore duhet të konsumoj sa më shumë lëngje ndërkohë që ai s'ka kohë as për të konsumuar ujë kur është i etur.

Gjendja aktuale e punës bëhet dhe e rëndë kur dëshmitë e të anketuarve deklarojnë se mungesa e stafit i ka bërë infermierët të punojnë pa bërë asnjë ditë pushimi në jave dhe brenda ditës duke i ka shtyrë të kenë dhe mendime vetëvrasëse.

Studimi i realizuar ka alarmuar Kolegjin Mbretëror të Infermierisë të cilët i kanë konsideruar këto të dhëna si tronditëse dhe se kanë thënë se sistemi shëndetësor nuk po përmbush as nevojat themelore njerëzore të stafit mjekësor duke rrezikuar kështu jo vetëm shëndetin e infermierëve, por dhe të pacientëve./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0033471584320068