INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 16 vite burg për vrasje

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 16 vite burg për vrasje

Publikuar më: 14:49 15-12-2018

Një 43-vjeçar i dënuar me 16 vite burg për vrasje është ekstraduar nga Athina drejt Tiranës. Lajmi u bë i ditur ng Interpol Tirana. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë. Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504