INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Eksperti i arsimit ngre alarmin për fenomenin më të ri, emigrimin akademik[VIDEO]

Publikuar më: 14:23 06-10-2017

Pas vitit 2014 numri maturantëve, që po lenë vendin tonë për studime të larta po rritet me përmasa të frikshme. Ekpertët ngrenë alarmin se shifrat janë dyfishuar dhe se ata janë e nxënësit më të mirë. Sipas të dhënave një vit më parë ikën 5 mijë maturatë dhe këtë vit 8 mijë. Duke analizuar faktorët e këtij fenomeni, Eksperti, Albano Zhapaj e quan emigrim akademik.

“Dyfishimi i largimit të maturantëve shkak primar efektet e ligjit të ri të arsimit të lartë.Vitet e fundit edhe tarifat janë rritur në 200%-300%. Në disa shtete si Italia ka mekanizma lehtësues dhe bursa,” tha Zapaj.
Po veç faktorëve që lidhën me politikat shtetërore për arsimin, eksperti numëron edhe disa shkaktarë të tjerë, që janë socialë si pamundësia për gjetjen e një pune apo një jete të sigurt. “Maturantët e dinë që nëse përfundojnë studimet në Shqipëri do mungojë puna. Deri në vitin 2009 pas studimeve janë kryer në vend shumë të rinj, pasi ka patur programe për kthimin e tyre dhe u sigurohej punë, sqaron Eksperti i arsimit.
Shtetet më të parapëlqyera për shqiptarët që shkojnë të studiojnë jashtë janë ato fqinje Italia, Greqia e së fundmi dhe Maqedonia. Po ka dhe të tjerë më të largët si Gjermania, Anglia dhe SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0018219947814941