INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët paralajmërojnë një valë të re eksodi të mjekëve[VIDEO]

Publikuar më: 15:52 19-03-2018

Vitet e fundit pacientët shqiptarë po vuajnë mungesën e theksuar të mjekëve specialistë, pasi me qindra kanë braktisur vendin. Ekspertët analizojnë largimin e rreth 600 mjekëve me kushtet e papërshtatshme të punës këtu. Ndërsa një prej ekspertëve të shëndetësisë, Gazment Koduzi në një intervistë për IN News ngre alarmn se një valë tjetër eksodi mjekësh e pret vendin tonë. 

“Po të bësh një sondazh tek mjekët shumica po mësojnë gjermanisht. Me mjekët e rinj që kam biseduar më thonë që s'kanë plan të qëndrojnë këtu dhe të hyjnë në specializime, por duan të ikin në Gjermani që dhe të punojnë dhe të specializohen njëkohësisht,” tha për IN News eksperti.
Koduzi thotë se ka kryer dhe një anketim me shumë nga mjekët që kanë braktisur vendit e shumica e tyre nuk kanë patur shkak të parë rrogat e ulta, por kanë ikur për shkaqe më sociale duke nisur nga pakënaqësitë që kanë në lidhje me punën dhe kushtet, por dhe prej mungesës së politikave për zhvillimit të mëtejshëm profesional.
“Një nga arsyet është statusi social se ishin shumë të pakënaqur me situatën, që ndodhet personeli mjekësor dhe kushtet e punës. Edhe kur i pyetëm se kush do ishte arsyeja, që do tju bënte të riktheheshit? Thanë se donin që njohuritë e tyre të përshtateshin me kushte e punës dhe që menaxhimi i spitaleve të kryehej nga profesionistë,” sqaron Koduzi.
Gjatë 5 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar rreth 600 mjekë, po kaq dhe infermierë dhe së fundmi është vërejtur se po largohen dhe farmacistët. Kështu që bashkë me ta po emigron dhe truri.

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205