INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët japin alarmin. Ajri i ndotur rrit me 16% rrezikun e abortit te gratë shtatzëna

Ekspertët japin alarmin. Ajri i ndotur rrit me 16% rrezikun e abortit te gratë shtatzëna

Publikuar më: 13:40 09-12-2018

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të rrisë ndjeshëm rreziqet që një grua të abortoj, dhe kjo mund të ndodhë edhe brenda një jave, zbulon një raport i ri shqetësues. Në një periudhë të shkurtër, ekspozimi ndaj ndotjes mund të ketë efekte dramatike në trup, duke përfshirë rritjen e rrezikut që një gruaja shtatzënë të ketë një abort me 16 për qind,raportojnë shkencëtarët e Universitetit të Utah-s. Proceset industriale, makinat dhe lëndët djegëse kanë shkaktuar kërdi duke ndotur ajrin gjë që po dëmton edhe shëndetin tonë. Mesatarisht, çdo njeri humbet rreth 2.6 vjet jetë për shkak të dëmtimit që na shkakton ndotja e ajrit. Por në disa vende kjo mesatare shkon deri në tetë vjet. Ajri i ndotur i bën mushkëritë të punojnë më shumë duke dëmtuar qelizat. Kjo e bën zemrën të punojë më shumë duke rritur rreziqet e defekteve të lindjes, dhe ardhjen e bebe të parakohshme në jetë. Studimi më i ri ka gjetur se jetesa në zonat e ndotura shton rreziqet e humbjes së fëmijës tek gratë shtatzëna. Ekipi amerikan i studiuesve rishikoi të dhënat e 1,300 gra të cilat shkuan në urgjencën e Universitetin të Utah, duke kërkuar kujdes pas humbjes së fëmijëve mes viteve 2007 dhe 2015. Ata krahasuan incidencën e dështimeve me nivelet e ozonit, azotit dhe përqendrimin e grimcave të dëmshme (PM2,5) në ajër. Pas kontrollimit të kujdesshëm për të gjithë faktorët e tjerë të rrezikut të dështimit, studiuesit vunë re se brenda një periudhë të shkurtër kohe, tre deri në shtatë ditë, në zonën që rezulton me ajrin më të ndotur në Amerikë e Veriut, në Salt Lake City, Utah ndodhën 16 për qind më shumë dështime. Ky është studimi i parë që tregon se  ekspozimet e tilla afatshkurtra ndaj ajrit të ndotur kanë pasoja të tilla tek gratë shtatzëna.

Article Logic
Execution time: 0.0031440258026123