INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët të alarmuar, pranimet për mësuesi në universitete jo më nën mesataren 8 [VIDEO]

Publikuar më: 12:22 27-02-2018

Prej vitesh në universitetet e vendit maturantë me mesataren më të ulët shkojnë në degët e mësuesisë. Një nga ekspertet e arsimit, Majlinda Keta në një intervistë për IN News ngre alarmin se për disa degë vendi ynë është në krizë në lidhje me cilësinë e situata është shumë problematike. Teksa jep disa argumenta të forta Keta bën dhe një propozim konkret.
“Ka ardhur koha për disa degë që janë në krizë të rrite pragu i parimeve. Marr shembull aty ku më dhemb, për mësuesesi për mua s'duhet të pranojmë më studentë me mesatare nën 7.5 apo dhe 8 se dhe ata që shkojnë tani janë me mesataren më të ulët të mundshme,” tha Keta.
Po Keta shton se ka dhe mënyra të tjera që të rinjtë me mesatare të ulët të shkollohen dhe jo domosdoshmërisht të ndjekin arsimin e lartë për këto arsye.
“Shqipëria ka një gropë të zezë për profesionalizëm. Shqiptarët duhet të mësohen, që  jo çdo nxënës me mestare mbi 6 të shkojë në universitet dhe pastaj të përfundojë kamarier dhe kuzhiner. Mund të bësh dhe shkolla profesionale,” shtoi për IN News Majlinda Keta.

Cilësia e dobët e arsimtarëve është verifikuar dhe nga vetë institucionet e larta arsimore në vend teksa kanë bërë testime i’u kanë dalë mësues shumë të dobët madje dhe më keq akoma edhe drejtues të lartë shkollash. Pak kohë më parë në muajin tetor të 2017, pas një provimi 300 drejtorë shkollash kanë dalë me rezultate më të ulta se dhe mesatarja e mësuesve.

Article Logic
Execution time: 0.0022568702697754