INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive për intv.al: Kiara Tito sqaron lidhjen me Butrintin dhe projektet në televizion [FOTO]

Ekskluzive për intv.al: Kiara Tito sqaron lidhjen me Butrintin dhe projektet në televizion [FOTO]

Publikuar më: 15:34 10-01-2018

Është bërë publike së fundmi lidhja mes prezantueses Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri.

E pyetur nga INTV për lidhjen me Butrintin, Kiara pergjigjet: “Me Butrinti kam nje miqesi qe ka nisur ne televizion. Nuk ka asgje me shume”-thotë Kiara ekskluzivisht për INTV. Duke dhënë më tej disa detaje të tjera mbi projektin që duket se do të ketë në qëndër operacione plastike.  “Do të doja të korrigjoja vetëm një detaj sa i takon këtij formati televiziv. Ne nuk bashkëpunojmë vetëm me një kirurg plastik por kemi bashkëpunime me disa klinika të njohura të kirugjisë plastike dhe një grup kirurgësh plastikë. Për vetë llojin e formatit, bashkëpunimi lë hapësira për të gjithë specialistët e kirurgjisë plastikë. Theksoj janë specialistë të kirurgjisë plastike me një përvojë ndërkombëtare” vazhdon Kiara duke shtuar se projekti është një produksion i televizionit Klan, autorësia e të cilit mban firmën e gazetares së njohur Elda Laze kurse prezantimi i është besuar prezantueses simpatike Kiara Tito “Ndihem shumë e vlerësuar dhe nga ana tjetër ndiej një përgjejgësi të madhe për vetë seriozitetin që ka ky projekt. “Projekti është në fazat fillestare ndaj publiku duhet të presë  deri në shfaqjen e tij”-përfundon Kiara Tito.

21295171_1494785017489654_1074529744340385792_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756