INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Pas Encës, Don Phenom zgjedh të bashkëpunojë me reperin e famshëm, kundërshtar i madh i Noizy-t [FOTO]

Ekskluzive/ Pas Encës, Don Phenom zgjedh të bashkëpunojë me reperin e famshëm, kundërshtar i madh i Noizy-t [FOTO]

Publikuar më: 15:14 20-07-2019

Don Phenom është një nga reperët më të preferuar të momentit. Duket tashmë se ai ka lënë Amerikën dhe është angazhuar me kohë të plotë në karierrën e tij muzikore, ndërkohë që sjellë edhe disa hite shumë të preferuara për publikun shqiptar.

Të gjithëve na kujtohet në vitin 2018 kur ai solli në bashkëpunim me Encën këngën “Kujt po i han", e cila tërhoqi shumë vëmendjen e të gjithëve. Por e dini se tani Don Phenom do bëhet bashkë për projektin më të ri me një ndër reperët më të famshëm shqiptarë, njëkohësisht rival prej kohësh me Noizyn.

Bëhet fjalë për Stresin.

intv.al ka mësuar nga burime të afërta se dyshja në fillim gushti do të publikojnë këngën e tyre më të re dhe dyshes do i bashkohen Anxhelo Koçi dhe Flor Bana. Me siguri ky projekt do ketë shumë i suksesshëm pasi Don Phenom dhe Stresin nuk i kemi parë më parë në një bashkëpunim./intv.al/

19642815_1539158472801655_7675569733796365266_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019588470458984