INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Kida realizon këngë me Ermal Fejzullahun

Ekskluzive: Kida realizon këngë me Ermal Fejzullahun

Publikuar më: 18:00 05-02-2016

Shumë nga fansat u bënë kuriozë se çfarë kërkonte dje këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu në studiot e ON Records, dhe ne e kemi zbuluar përgjigjen.

Kryefjala nuk është Mozzik apo Getinjo, të cilët publikuan foto me këngëtarin, por artistja e talentuar 18 vjeçare, Kida. Burime pranë intv.al bëjnë me dije se dje Kida po regjistronte këngën e saj më të re në bashkëpunim me Fejzullahun në studiot e shtëpisë së saj diskografike.

Nuk bëhen ende të ditura detaje të tjera mbi këngën, por dihet vetëm që ajo do të dalë shumë shpejt. Megjithatë fotot e djemve me Ermalin nuk ishin fare të rastësishme, pasi pikërisht Mozzik është ai që ka realizuar tekstin e këngës, çka duket qartë nga mbishkrimi ku autori i këngës “Dhezu” thekson faktin që po punon. Pas sukseseve si “Tavolina” apo “Shko” krah reperave Ledri dhe Lumi B, jemi kuriozë si do të tingëllojë artisti 27 vjeçar në bashkëpunim me zërin dhe stilin e pastër RnB të Kidës. 

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415