INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive KafeIN/ Miri i West Side Family flet për premierën e ''E imja'' dhe vendimin e madh në jetën personale [VIDEO]

Ekskluzive KafeIN/ Miri i West Side Family flet për premierën e ''E imja'' dhe vendimin e madh në jetën personale [VIDEO]

Publikuar më: 14:00 21-09-2018

I ftuar mëngjesin e sotëm në KafeIn ishte Armir Shahini ose siç njihet Miri i Ëest Side Family. Ai erdhi tek Flavio për të promovuar klipin e ri të titulluar “E imja”.

I ngacmuar për mungesën e Landit në krah, Miri rrëfeu se më në fund është moment që ai të shprehet nëpër intervista pasi gjithmonë ka qënë më I heshturi.

Sa I takon klipit u vu re dukshëm një ndryshim tek performanca muzikore pikërisht e Mirit që interpretonte në një mënyrë të ndryshme nga ajo që jemi mësuar.

Flavio Qarri e pyeti në lidhje me gjuhën e përdorur sot në muzikën shqiptare dhe mbi të gjitha dialektin kosovar edhe nga këngëtarët e këtej kufirit. Sipas Mirit, këtu qëndronte edhe suksesi I rigjetur I ËSF sepse pikërisht shumë njerëz kishin nevojë për atë lloj muzike.

Miri u ndal te vendimi I tij për të qëndruar tashmë në Shqipëri për projektet që do realizojnë Brenda vjeshtës me Landin e pjesën tjetër të ekipit.

Për më shumë informacione, mund të ndiqni intervistën e plotë të Mirit në KafeIN në link-un e mëposhtëm:

 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434