INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EKSKLUZIVE/ KafeIN/ Ja pse u përmbyt Biblioteka Kombëtare [VIDEO]

EKSKLUZIVE/ KafeIN/ Ja pse u përmbyt Biblioteka Kombëtare [VIDEO]

Publikuar më: 14:08 27-06-2018

Sot në mëngjes në emisionin “KAFEIN” në Intv Flavio Qarri kishte në studio zonjën Ederina Demo përgjegjëse e “Sektorit të Studimeve dhe Kualifikimit” në Bibliotekën Kombëtare.

Ajo deklaroi se ishte mungesa e hapësirave në rafte që ka sjellë lagështirën dhe “përmbytjen” e 12 mijë titujve.

Sipas znj. Demo raftet imagjinare quhen hapësirat e përdorura në katin e nëndheshëm në Bibliotekën Kombëtare ku sistemohen librat në mungesë të hapësirave fizike për vendosjen e tyre.

Qëndrimi në tokë ka bërë që librat të bihen menjëherë në kontakt me ujin.

Edhe pse ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe nuk parashikohet pothuajse asnjë dëm i parekuperueshëm, përgjegjësja pranë B.K. tha se ne kemi të vetmen Bibliotekë Kombëtare që është e hapur për lexuesit çka kufizon edhe më shumë hapësirën për ruajtjen e librave.

Librat e dëmtuar i takonin botimeve të dekadës së fundit dhe në përmbajtje janë kryesisht tekste shkollore dhe libra për fëmijë.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537