INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive KafeIN/ Ja ku do t’i kalojë pushimet Blendi Fevziu [VIDEO]

Ekskluzive KafeIN/ Ja ku do t’i kalojë pushimet Blendi Fevziu [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 20-06-2018

Ka qenë një zgjim më i hershëm se zakonisht, ky i sotmi, për gazetarin dhe moderatorin e njohur Blendi Fevziu. Ai u lidh me video me studion e emisionit KafeIN në Intv dhe njëkohësisht live në In Radio 105.7.

Ndër shumë tema që u prekën, nga sporti te politika, Flavio Qarri e pyeti edhe lidhur me udhëtimet e tij të shumta dhe destinacionin e përzgjedhur për verën e 2018-s.

Blendi Fevziu deklaroi se ato do t’i bënte diku nga fundi i gushtit dhe do të ishte na Amerikën Qendrore.

Karaibet duket se janë një pikë e preferuar për drejtuesin e “Opinion” i cili gjithashtu tha se do të udhëtonte edhe drejt pikës së njohur të Machu Pichu në Perunë e largët. Epo, nëse jeni në Peru nga fundi i gushtit, shihni vërdallë edhe për Fevzon...

Article Logic
Execution time: 0.0030608177185059