INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EKSKLUZIVE KAFEIN/ Isa Sakja: Elvis Roshi të paguajë taksat dhe ujin [VIDEO]

EKSKLUZIVE KAFEIN/ Isa Sakja: Elvis Roshi të paguajë taksat dhe ujin [VIDEO]

Publikuar më: 13:24 13-07-2018

Flavio Qarri në programin e tij KafeIN, në transmetim në INTV dhe In Radio 105.7 kishte sot në mëngjes të ftuar, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Kavajë ,Isa Sakja. Ai deklaroi fakte shumë fakte dhe statistika interesante gjatë programit të mëngjesit.

Edhe pse i nënvlerësuar, Sakja nënvizoi faktin se bashkia që ai drejton, ka sipërfaqen më të madhe të plazheve nga të gjitha bashkitë dhe 50% e turistëve të huaj që pushojnë në Shqipëri, të paktën një here frekuentojnë bregdetin e Kavajës. I famshëm nëpërmjet plazheve si ai i Gjeneralit, Karpen, Golem apo dhe Qerreti. Ky i fundit, një destinacion i njohur, ku shumë prej vipave të politikës apo biznesit, kanë një shtëpi të dytë atje.

I pyetur për paraardhësin e tij Elvis Roshi, zoti Sakja përfitoi për t’i bërë apel, për të shlyer detyrimet ndaj pushtetit lokal në formën e taksave dhe gjithashtu të paguante faturën e ujit. Ndër të tjera i ngacmuar nga Flavio se çfarë kishte gjetur në zyrë, ai tha se edhe pas kërkimeve të imtësishme, asnjë substance apo send i dyshimtë nuk u gjet në zyrën e Roshit edhe pse ishte e arreduar me profesionalizëm.

Ai akuzoi një deputet të Partisë Socialiste që posedonte një shtëpi në Qerret, në emër të dikujt tjetër, i cili kishte shpifur ndaj punëve për pastrimin e kanaleve në këtë zone.

Ndër të tjera, ai pranoi problemin me plazhet publike dhe i ftoi qytetarët në plazhin e Karpenit. Isa Sakja deklaroi vështirësinë e tij për të siguruar plazhe publike ngado, pasi solli rastin e investimeve me miliona euro në retorte, të cilat e kanë kusht vijën e zgjeruar bregdetare.

Article Logic
Execution time: 0.0032029151916504