INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive KafeIN/ Blendi Fevziu: Së shpejti me libër të ri [VIDEO]

Ekskluzive KafeIN/ Blendi Fevziu: Së shpejti me libër të ri [VIDEO]

Publikuar më: 16:10 20-06-2018

Duket se këtë herë nuk do të mungojë në Panairin e përvitshëm të Librit Blendi Fevziu në rolin e autorit.

Librat e tij kanë qenë atraksione të vërteta për lexuesit dhe frekuentuesit e panaireve letrare sidomos në rastet kur ai ka qenë pranishëm për të autografuar kopjet e botimeve të tij.

Sot në mëngjes në një lidhje direkte me emisionin KafeIN në Intv Fevziu ndër të tjera, i pyetur nga Flavio Qarri, rrëfeu se këtë vit po përgatit për botim një libër të ri në bashkëpunim me kolegun dhe mikun e tij Baton Haxhiu.

Sa i takon temës që do të trajtonte në librin e tij, Blendi nuk preferoi të tregonte më shumë se thjesht do të kishte një libër të ri për publikim edhe pse u ngacmua me pyetje nga Flavio.

Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473