INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekipit të Premier League mund t’i hiqen pikë për shkak të…trajnerit

Ekipit të Premier League mund t’i hiqen pikë për shkak të…trajnerit

Publikuar më: 20:01 14-09-2018

Skuadra e Evertonit bëri disa lëvizje të bujshme në merkato, ku një ndër to ishte dhe afrimi i trajnerit Marco Silva. Ai ishte pjesë e Ëatford, teksa zgjodhi t’i bashkohej klubit nga Liverpool.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se Evertonit mund t’i hiqen pikë, për shkak se u interesua pa leje për trajnerin, kur ai ishte nën kontratë me Ëatford.

Mënyra e transferimit të trajnerit portugez është duke u hetuar nga organet përkatëse pranë Premier League. Në rast se kjo shkelje vërtetohet atëherë, Evertoni nuk mund t’i shpëtojë heqjes së pikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041