INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Egjipti në festë pas 28 viteve në Kupën e Botës, shpërthen në lot komentatori [VIDEO]

Publikuar më: 15:18 09-10-2017

Kupa e Botës ishte kthyer në mallkim gjatë dekadave të fundit për një nga ekipet më të stitulluara të Afrikës. 28 vjet mungesë në një Botëror por më në fund, Egjipti ia doli të rikthehet mes më të mirëve të planetit dhe do të jetë një prej 32 finalisteve që do të udhëtojnë drejt Rusisë gjatë verës së ardhshme.

Është festë e madhe në Egjipt, i cili të dielën u kualifikua në “Rusi 2018” pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Kongos. Një sukses që erdhi në minutën e 95′ falë një penalltie të shndërruar në gol nga Salah, autor edhe i golit të parë. Rrjeta e lojtarit të Liverpool-it, i cili i dhuroi kualifikimin Egjiptit në Botëror, pas një mungese 28-vjeçare, ka bërë të shpërthejë entuziazmi i rreth 80 mijë tifozëve të pranishëm në Borg El Arab Stadium. Nuk i ka përmbajtur dot emocionet as komentatori i ndeshjes i cili ka shpërthyer në lot ndërsa një popull i tërë festonte arritjen e skuadrës së Hector Cuper.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385