INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama nga Lushnja vlerëson Myslim Murrizin: I vetmi me dy pare mend në kokë

Edi Rama nga Lushnja vlerëson Myslim Murrizin: I vetmi me dy pare mend në kokë

Publikuar më: 17:35 26-02-2019

Kryeministri Edi Rama nga takimi me qytetarët në Lushnjë ka komentuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Ai tha se deputetët e opozitës janë arratisur nga detyra dhe se i vetmi me dy parë mend në kokë sipas tij, u tregua deputeti i kësaj zone, Myslim Murrizi. “Ku është dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë arratisur nga detyra për të përfaqësuar demokratët e Lushnjës dhe të gjithë Shqipërisë, megjithëse demokratët e Lushnjës, nuk janë krejt të papërfaqësuar sepse ndodhi si ndodhi, unë nuk e di si ndodhi, por i vetmi me dy pare mend në kokë na doli Myslim Murrizi. Sido qoftë, thoni ç'të doni, por unë do kisha dashur ta kisha thënë unë, jo ai atë shprehjen u nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe më rrëzuan mua. Ky ishte revolucioni, revolucion për të rrëzuar Myslim Murrizin. Ajo që po thoja është mjafton të bëni krahasimin. Kjo që është sot jemi ne, ajo që ishte dje janë ata”, u shpreh Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834