INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama e thotë hapur. Lulzim Basha unë të dua...

Edi Rama e thotë hapur. Lulzim Basha unë të dua...

Publikuar më: 12:54 16-11-2017

Parlamenti ka nisur me prezantimin e projektbuxhetin nga Edi Rama. Ndërsa përballja me kreun e Partisë Demokratike ka sjellë dhe doza të ironie dhe batuta mes tyre. Por ajo që nuk pritej ishte deklarata publike e Edi Ramës ndaj kreut të PD Basha.
Edi Rama:
“Unë citova Lulin e vocërr, dhe kur bëje mbrojtësin e fëmijëve të Bulqizëz, je fallco, bëhu vetja prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul se PD ka nevojë për një njeri të rritur jo të një njeriu të vogël.
Këto nuk janë batuta këto janë fjalët e një njeriu që të do. Këto janë fjalët e njeriu që të ndihmoj të bëhesh lider. Këto nuk janë batuta por fjalët e një njeriu që ka bërë përpjekje të sinqerta që të rritesh. Të bësh një akt prej lideri që ti e mohove. Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë por nuk të rrit dot, të zvogëlon. Ti bëj si të duash, merru me kë të të dalë përpara. Vëllai im është njeri i zakonshëm, nuk është kunat i famshëm, por unë kurrë nuk vij këtu me libër shpie. Pse jeni bashkë, për çfarë? Ku doni të dilni së bashku? E keni katandisur këtë parti në një tufë pa vizion e qëllime. Rritu Lul rritu!”

Article Logic
Execution time: 0.0029499530792236