INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama e nis javën kështu...

Edi Rama e nis javën kështu...

Publikuar më: 09:35 09-10-2017

Kryeministri Edi Rama ka zhvendosur takimet e grupit kuvendor nën selinë e Kryesisë së Kuvendit. Aty ku një javë më parë zhvilloi takimin e parë, këtë të hënë ka zhvilluar takimin e kryesisë, ministrave dhe grupit kuvendor. Ditën e ka nisur shumë shpejt, rreth orës 08:00, ku është mbajtur takimi i parë mes ministrave dhe kryesisë së partisë. Më pas mbledhjes i janë bashkuar edhe deputetët e grupit kuvendor. Mësohet se në këtë takim por diskutohet është agjenda e punimeve parlamentare, duke nisur me veprimtarinë e komisioneve por dhe rendi i ditës për seancën plenare të ditës së enjte. Këtë javë është një seancë e rëndësishme, pasi pritet jo vetëm të ngrihet komisioni ad - hoc i reformës zgjedhore por deputetët e shumicës dhe opozitës pritet të debatojnë mbi procesin zgjedhor në vendin tonë. Ndërkohë tashmë mbledhjet e grupit kuvendor të PS do të mbahen në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë e partisë, pasi një javë më parë Rama lajmëroi se në parti nuk ka hapësirat e duhura për këtë takim.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826