INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe London ishte në dasmë? Sara Hoxha publikon foton më të ëmbël nga dasma e saj dhe e kemi pritur prej ditësh [FOTO]

Edhe London ishte në dasmë? Sara Hoxha publikon foton më të ëmbël nga dasma e saj dhe e kemi pritur prej ditësh [FOTO]

Publikuar më: 15:22 11-09-2018

Ka kaluar një muaj nga dasma që u mbajt në Komo të Italisë dhe deri më sot, trashëgimtarja e “Top Channel” nuk kishte publikuar asnjë foto nga dita më e lumtur e jetës.

Ledioni dhe Sara kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni shumë të bukur të mbajtur në Itali ku ishin të ftuar miqtë e tyre më të mirë dhe familjarët. E tashmë sic duket kanë nisur të rrjedhin fotot e dasmës, e kemi fjalën për ato foto të publikuara nga vetë protagonistët sepse në internet kemi parë foto të tjera që kanë publikuar të ftuarit.

Mezi e kemi pritur një foto të London dhe është Sara ajo që e postoi. Trashëgimtarja e Top Channel ka postuar një foto të bashkëshortit të saj Ledionit dhe vogëlushit London Noor dhe të dy duken shumë “classy”.

Fotoja besohet se është bërë gjatë pritjes për miqtë që organizoi familja Hoxha, një natë para ceremonisë së martesës.

srahoxh.png

Article Logic
Execution time: 0.0033338069915771