INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe kjo i kishte ngelur! Nuk do t’a besoni çfarë i bëri Taylor Swift këngëtares së hitit ‘Havana’ meqë si erdhi në koncert

Edhe kjo i kishte ngelur! Nuk do t’a besoni çfarë i bëri Taylor Swift këngëtares së hitit ‘Havana’ meqë si erdhi në koncert

Publikuar më: 16:56 23-05-2018

Këngëtarja e famshme e hitit ‘Havana’, Camila Cabello njoftoi se ishte tepër e sëmurë për të performuar të hënën në mbrëmje si suport për Taylor Swift.

Dhe çfarë bëri Taylor?


Që të nesërmen, Swift në koncertin e saj, duke bashkëbiseduar me turmën e fansave që po e ndiqnin, kërkon që të gjithë bashkë në një zë të thonë “Get well soon Camila” (pra, i urojnë të shkuara).


“Shoqëruesja ime në këtë turne, si edhe mikja ime, Camila Cabello, duhet të ishte këtu sonte. Ajo donte të ishte këtu për të gjithë ju, por u sëmur,” tha këngëtarja 28 vjeçare në skenë.


“I ndodh çdokujt. Mendova se mund t’a gëzonim pak nëse të gjithë ju 56,000 fansat prezent të bërtisnit ‘shërim të shpejtë Camila’” vazhdoi Taylor, duke drejtuar turmën më pas në këtë brohëritje masive të sinkronizuar.


Cabello të hënën mbas shfaqjes kishte shkuar drejt e në spital ku mjekët i kishin thënë se ishte e domosdoshme të pushonte ose përndryshe do t’a kishte shumë të vështirë të merrte veten.

Duke fajësuar dehidratimin dhe temperaturën shumë të ulët, 21 vjeçarja deklaroi se fatkeqësisht do t’i duhej të tërhiqej nga suporti në Seattle për vazhdimin e turneut të Swift.

Article Logic
Execution time: 0.0032482147216797