INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe fqinjët tanë italianë kursejnë për pushime, mes 5 vendeve low cost sugjerojnë dhe Shqipërinë

Edhe fqinjët tanë italianë kursejnë për pushime, mes 5 vendeve low cost sugjerojnë dhe Shqipërinë

Publikuar më: 11:01 05-07-2019

Fqinjët italianë kërkojnë pushime të lira. Ndaj dhe mediat italiane ju vijnë në ndihmë dhe i orjentojnë duke ju treguar vende low cost. Ato kanë sugjeruar 5 destinacione dhe një prej tyre është dhe Shqipëria që renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut.
Travelblog.it prezanton me radhë dhe të veçantat e këtyre shteteve.
Për Maqedoninë shkruan se nëse shkoni do të zbuloni Ohrin me liqenin e tij të lashtë, kishën e Shën Gjonit në stilin bizantin dhe kishën e Shën Sofisë.
Ndërsa në Shqipëri mund të kënaqeni dhe me pak para. Sugjerohet që të vizitohet kështjella e Rozafës në Shkodër, Syri i Kaltër në Sarandë dhe në Tiranë, Sheshi Skënderbe dhe malin i Dajtit. Gjithashtu dhe Parku Kombëtar i Llogarasë
Një destinacion i përzgjedhur është dhe Malta. Për këtë vend shkruhet se duhet patjetër që të vizitoni Katedralen e Shën Gjon Pagëzorit, Shpellën e Garg Dalamit, Shtëpinë Romake, Shpellat dhe ishullin e Gozos. Një shtet tjetër që renditet në këtë listë është dhe Bullgaria. Nga kryeqyteti Sofja mund të lëvizni në zona më pak të populluara me njerëz dhe të vizitoni Veliko Tarnovën, kryeqytetin e lashtë, qytetin e trashëgimisë UNESCO të Nesebǎr, manastiret e shumta të shpërndara në të gjithë vendin. Përzgjedhja e pestë e Travelblog.it është Hungaria. Fakti që Princesha Sisi e donte aq shumë, do të ketë pasur një arsye. Sugjerohet të vizitohet Budapesti, kështjellat e shumta, liqeni i Balatonit, sheshet e vogla dhe kishat.
Në fakt meqë këto shtete rezultojnë si low cost pse jo mund t’i marrim në konsideratë dhe ne shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205