INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Danimarka ndalon veshjet burka në vende publike

Edhe Danimarka ndalon veshjet burka në vende publike

Publikuar më: 18:30 31-05-2018

Danimarka është një tjetër shtet që i shtohet listës së vendeve që ndalojnë veshjen në publik të rrobave që mbulojnë fytyrën siç është burka.

Parlamenti ka miratuar me 75 vota pro dhe 30 kundër një ligji të paraqitur nga qeveria e qendrës së djathtë.

Edhe pse ekzekutivi danez ka siguruar se nuk duan të targetojnë fetë e veçanta, norma e njohur si “ndalimi i Burkas”, në fakt do të imponojë kufizime ndaj besimtarëve myslimanëve.

Një vendim të tillë e ka marrë më parë edhe Franca, Belgjika dhe Austria.

Amnesty International e ka cilësuar votën e Danimarkës një dhunim dhe diskriminim të të drejtave të grave.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549