INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Ed Sheeran tregon historinë më të çmendur që keni dëgjuar ndonjëherë për Justin Bieber! [FOTO]

Ed Sheeran tregon historinë më të çmendur që keni dëgjuar ndonjëherë për Justin Bieber! [FOTO]

Publikuar më: 12:22 08-06-2017

Përfundon duke e goditur në fytyrë me një shkop golfi!

PIkërisht ashtu, e keni lexuar siç duhet! Ed Sheeran goditi Justin Bieber në fytyrë me një shkop golfi. Në një intervistë për Carpool Karaoke, ylli britanik i muzikës ndau shumë detaje interesante nga jeta e tij, ndër të cilat edhe një histori fantastike me Justin Bieber. Dyshja është takuar rastësisht në një bar të zakonshëm në Tokyo, ku ndodheshin të vetëm, pa personel sigurie ose diçka të tillë. Sheeran tregon se pinë aq shumë duke u dehur, sa përfunduan në një fushë golfi. Më pas artisti kanadez vuri një top golfi mbi gojën e tij dhe i tha Ed që ta godiste me shok. Në ato momente ylli i “Shape of You” ishte shumë i dehur dhe po përpiqej të fokusohej që të mos godiste Bieber-in dhe vetëm topin, por përfundoi duke ia futur me shkop fytyrës. Megjithatë, çuditërisht Bieber nuk e pati aspak problem dhe u tregua shumë sportiv për gjithë këtë situatë. Fundja, e kërkoi vetë. (Shihni mi.n 7:25)

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0044310092926
    array(1) { ["section"]=> string(97) "ed-sheeran-tregon-historine-me-te-cmendur-qe-keni-degjuar-ndonjehere-per-justin-bieber-foto-29667" }