INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ed Sheeran në gjykatë! Akuzohet se ka kopjuar këtë këngë...[VIDEO]

Ed Sheeran në gjykatë! Akuzohet se ka kopjuar këtë këngë...[VIDEO]

Publikuar më: 20:09 14-01-2018

Është një nga këngëtarët e rinj që arriti suksese të mëdha për vitin 2017 në top listat ndërkombëtare.

Edhe pse jo shumë simpatik, talenti i tij tregoi sesi krijohet dashuria artistike për publiku, dhe ta mendosh se kujt mund t’ja merrte mendja që edhe Ed Sheeran do të akuzohej për kopjim.

Ai u akuzua për kopjim të “The rest of our life”, e shkruar në tetor për këngëtarët kauntri Tim McGraw e Faith Hill.

Denoncimi në një gjykatë në New York, duke kërkuar 5 milionë dollarë dëmshpërblim, u bë nga Sean Carey e Beau Golden, të cilët pretendojnë se kënga e artistit britanik është kopje e “When I found you”, që dy autorët australianë kanë shkruar në vitin 2014, e kënduar nga Jasmine Rae.

Në denoncim shkruhet: “Kopjimi është në shumë pika, fjalë për fjalë, notë për notë, një kopje e elementëve origjinalë të këngës sonë dhe kjo dallohet qartë nga kushdo që i dëgjon”.

Kantautori britanik u përfshi në një tjetër çështje plagjiature për këngën “Photograph” në ngjashmëri me “Amazing”, për të cilën u kërkua 20 milionë dollarë.

 Rasti u mbyll me një akord, që ia njeh firmën e këngës edhe Martin Harrington e Thomas Leonard, autorët e asaj të vitit 2011.

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645