INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E vërtetë e dhimbshme! Shqiptarët me inteligjencë të dobët krahasuar me europianët e tjerë[VIDEO]

Publikuar më: 12:57 18-12-2018

Më mirë syri sesa nami! Kjo shprehje popullore vlen kur bëhet fjalë për inteligjecën e shqiptarëve. Nëse sheh të dhënat e “WorlData” në lidhje me inteligjecën e shqiptarëve vetvetiu bie miti që jemi popull i zgjuar.
Bazuar në klasifikimin e popujve më inteligjentë, Shqipëria vendi i dytë më pak inteligjent në Europë. Klasifikimin e kryeson Bosnja - Hercegovina si shteti me banorët më pak inteligjent në Europë. Në listën me 110 shtete botërore, vendin e parë si shteti më inteligjent e zë Singapori, i ndjekur nga Hong-Kongu me një koeficient inteligjence 108 pikë. Ndërsa Shqipëria renditet saktësisht në vendin e 69-të me një koeficient inteligjence prej 84 pikësh. Ndërsa, lista me 110 shtetet nga e gjithë bota mbyllet me Guinenë Ekuatoriale, i cili është vendi më pak inteligjent në nivel botëror me vetëm 56 pikë për koeficentin e inteligjencës.
Ky klasifikim është bazuar në disa faktorë për të arritur në këto konkluzione, që janë të ardhurat mesatare dhe shpenzimi për arsimin. Shqipëria harxhon 56 dollarë për frymë sa i takon arsimit, dhe vendi ynë shënon kështu normën më të ulët në Europë pas Moldavisë e cila harxhon edhe më pak. Por vendet që kryesojnë listën si vendet më inteligjente në botë harxhojnë për arsimin nga 900 dollarë deri në 3500 dollarë për frymë siç është rasti i Norvegjisë. Llogaritë janë të thjeshta për t’u kalkuluar në këtë mes. Në studimin që ka publikuar këto të dhëna thuhet së “inteligjenca është diçka që stërvitet dhe mund të punohet me të”, dhe me fjalë të tjera Shqipërisë i duhet të rrisë ndjeshëm shpenzimet për arsimin dhe të ardhurat mesatare për frymë që të mos mbetemi në vendin e parafundit në Europë si populli më pak inteligjent.

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758