INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tallën për format trupore, këngëtarja e famshme bën reagimin e papritur! E shihni tani [FOTO]

E tallën për format trupore, këngëtarja e famshme bën reagimin e papritur! E shihni tani [FOTO]

Publikuar më: 22:31 04-07-2019


Demi Lovato ka vendosur të bëjë një pauzë nga përdorimi i rrjeteve sociale dhe e gjithë kjo për shkak të fjalëve fyese të disa prej ndjekësve të saj. Ajo publikoi në ‘Instagram’ një ‘story’ në të cilën shkruante: “Po bëj një pushim për pak. Jini të sjellshëm”. Në fillim të javës këngëtarja u përball me një postim shumë fyes në rrjete sociale, sepse dikush publikoi një foto paparaci të sajën, në të cilën Demi nuk shfaqej në formën më të mirë të mundshme.

“Hej Demi më kontakto, kështu mund të bisedojmë për një plan diete për ty”, shkruante personi që publikoi fotografinë e saj. Këngëtarja e vuri re dhe menjëherë u përgjigj: “Në të vërtetë unë po zgjedh të mos mbaj dietë dhe të rikthehem tek zakonet jo të shëndetshme dhe të riskoj shëndetin tim mendor. Megjithatë faleminderit për ofertën. Shumë e ëmbël”. Lovato është treguar gjithmonë shumë e sinqertë për problemet e saj me çrregullimin në të ushqyer dhe prandaj tani ka vendosur që të tregohet e kujdesshme dhe të mos jetë e fiksuar pas peshës trupore.

lov-e1562273547630-600x338.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032219886779785