INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shikon Mira sot ‘Wake up’? Çfarë ndodhi me shkrimin ndaj djalit të Ledion Liços? [VIDEO]

E shikon Mira sot ‘Wake up’? Çfarë ndodhi me shkrimin ndaj djalit të Ledion Liços? [VIDEO]

Publikuar më: 15:27 22-04-2018

Ajo sot është drejtuese e portalit online Tiranapost, por ende e kujtojmë nga eksperiencat e saj mediatike.

E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, Mira tregoi se është lodhur nga ajo çfarë televizionet prodhojnë dhe se p.sh mëngjeset e saj i nis gjithmone me muzikën e IN Tv.

A ka ardhur kjo lodhje me mëngjeset televizive nga “Wake up”? Ja si i përgjigjet ajo Ermalit:

‘Ka qenë eksperiencë e mire ‘Wake up’ . Nuk e kam parë më, se pak a shumë e di çfarë thuhet, nuk pres ndonje gjë të re. Kur të bëjnë ndonjë ndryshim të madh do ta shoh me kënaqësi’.

Duke mbetur në familjen TCH, Ermali i kujton përplasjen që u shkruajt online, për një shkrim ndaj djalit të Ledion Liços dhe faktit se çështja do ti drejtohej gjykatës.

‘Nuk merrëm unë më lifestyle në web. Por sigurisht që për gjithçka ndodh përgjegjësia është e imja. Jam koka e gjithçkaje. Ishte një gjë pa të keq. Ledioni u prek, por nuk ka ndodhur asgjë. As gjyqe, asgjë, flluska sapuni’

A ka Mira plan për tu rikthyer në ekran? Një program në mendjen e saj? Zbuloni më shumë duke ndjekur intervistën ‘Një kat më lart’.

LAJMI_3_BRENDA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645