INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë. Vdes një fëmijë në Tepelenë. Dyshohet se ishte me grip

E rëndë. Vdes një fëmijë në Tepelenë. Dyshohet se ishte me grip

Publikuar më: 10:23 05-03-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë ku një fëmijë ka ndërruar jetë. 10-vjeçari mësohet se është dërguar i pajetë në spitalin e qytetit. Burime nga policia thanë se 10-vjeçari S. Iliazi ka mbërritur i vdekur në spital, i sjellë nga familjarët e tij. Sipas të dhënave të para mësohet se fëmija ishte prekur nga gripi. Dyshohet se ka qenë ndonjë komplikacion që i ka sjellë vdekjen të miturit. Hetimet e mëtejshme do të zbardhin shkaqet që çuan në humbjen e jetës së të miturit gjatë orëve të vona të natës.

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167