INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, mbytet në liqenin e Farkës i mituri

E rëndë, mbytet në liqenin e Farkës i mituri

Publikuar më: 15:12 05-06-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një fëmijë i mitur është mbytur në Liqenin e Farkës.

Mësohet se12-vjeçari ishte futur në liqen për tu larë me shokët ku është mbytur.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.

Tiranë, informacion paraprak:

Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur. Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547