INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rastësishme apo e qëllimshme? 10 rastet kur Kate Middleton dhe Meghan Markle janë veshur pothuajse njësoj! [FOTO]

E rastësishme apo e qëllimshme? 10 rastet kur Kate Middleton dhe Meghan Markle janë veshur pothuajse njësoj! [FOTO]

Publikuar më: 17:20 30-01-2019

Ndër femrat më të komentuara në botë janë Kate Middleton dhe Meghan Markle. Kur ato të dyja shfaqen publikisht, gjithë vëmendja shkon tek to, tek sjellja tyre, por sidomos se çfarë kanë veshur, ku ketu vlen të theksojmë se gjithmonë i shohim të kuruara në detaj. Jo rrallëherë, mediat e huaja i kanë vendosur gjithmonë përballë njëra-tjetrës duke krahasuar stilin e tyre. Edhe nëse stili i tyre nuk do të ishte i njëjtë, pasi u bënë pjesë e familjes mbretërore garderoba e Kate Middleton dhe Meghan Markle ka filluar të jetë gjithnjë e më e ngjashme!

Kjo jo vetëm për faktin se veshja e dy “princeshave” diktohet nga protokolli mbretëror, por sepse të dyja janë tejet elegante e kanë shije në të veshur. Meghan po merr gjithmonë e më shumë pamjen e një princeshe ndonëse ka pak kohë që është pjesë e familjes mbretërore.

Ishte e pashmangshme. Që nga momenti që Meghan Markle zyrtarisht njoftoi angazhimin e saj ndaj princit Harry, stili i saj i veshjes u krahasua me atë të kunatës së saj, dukeshës Kate.
Kate Middleton dhe Meghan Markle në të vërtetë kanë një stil shumë të përafërt veshjeje. Ato kombinohen në mënyrë më të zgjuar sesa mendonim fillimisht.

Le të shohim me detaj të gjitha rastet kur Kate dhe Meghan janë veshur afërsisht njësoj:

1.Printi skocez është i preferuari i dy dukeshave, pasi jo rrallëherë i kemi parë të veshura në tartan apo me kuadrata.

1.jpg

 


2.Kate dhe Meghan duken pothujase një stil me këto pallto ngjyrë të bardhë.

2.jpg

 


3.Një rast tjetër është kur veshën fustane me motive ndërsa ndodheshin jashtë Britanisë së Madhe.

3.jpg

 


4.Të dyja preferojnë stilin casual dhe të vishen me xhinse të zeza.

4.jpg

 


5.Kate e Meghan kanë guxuar të veshin edhe ngjyrë e verdhë. Kate e veshi këtë fustan të verdhë në lojrat Wimbledon në 2018. Disa javë më vonë Meghan veshi këtë fustan në një recepsion të Komonuelthit.

5.jpg

 


6.Të dyja elegante dhe joshëse me fustanin e kuq, ku këtu duhet të theksojmë se Meghan e ka veshur këtë fustan përpara se të bëhej pjesë e familjes mbretërore.

6.jpg

 


7.Me këtë stil, Kate e Meghan duken si dy vajza të perëndimit të egër.

7.jpg

 


8.Të dyja kanë shkëlqyer me fustanin ngjyrë blu, edhe pse në prerje janë ndryshe nga njëra-tjetra.

8.jpg

 


9.Të dyja dukeshat preferojnë shumë kapelet dhe në çdo dalje të rastësishme ato nuk ngurrojnë që të vendosin një kapele.

9.jpg

 


10. Dhe një rast tjetër është kur të dyja u veshën me ngjyrën vishnje në evente të ndryshme me milje larg njëra-tjetrës.

10.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0052230358123779
    array(1) { ["section"]=> string(117) "e-rastesishme-apo-e-qellimshme-10-rastet-kur-kate-middleton-dhe-meghan-markle-jane-veshur-pothuajse-njesoj-foto-85724" }